Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në videon e tij për të uruar për Pashkët ortodokse, ka bërë një krahasim mes vuajtjeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe atyre nga lufta.
Ai ka thënë se asgjë nuk do ta mposhtë Ukrainën.
“Vitin e kaluar festuam Pashkët në shtëpi për shkak të pandemisë. Këtë vit, ne po ashtu festojmë në mënyrë jo të zakonshme. Kjo për shkak të një virusi tjetër. Për shkak të një mortaje të quajtur luftë. Por, asgjë nuk mund ta mposhtë Ukrainën”, ka thënë Zelensky.
Adresimi i tij është filmuar në Katedralen e St. Sophias në Kiev, për të cilën Zelensky tha se i ka mbijetuar okupimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.



