Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar të shtunën me senatorët amerikanë, të cilëve u ka bërë thirrje që Rusia të njihet zyrtarisht si shtet terrorist, raportoi të dielën CNN-i.
Pas këtij takimi, Zelensky ka falënderuar SHBA-në për Aktin e Huadhënies për Mbrojtjen e Demokracisë së Ukrainës të vitit 2022 më 9 maj.
“Kam zhvilluar bisedime sot me një delegacion senatorësh amerikanë të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitchell McConnell në Kiev. Besoj se kjo vizitë tregon edhe një herë forcën e mbështetjes për shtetin tonë, forcën e lidhjeve midis kombeve ukrainase dhe amerikane. Shpreha mirënjohjen për vendimin historik për të rinovuar programin e qirasë së huasë. Kam bërë thirrje për njohjen zyrtare të Rusisë si një shtet terrorist”, ka thënë Zelensky pas takimit.
Ligji i ri i nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili lehtëson disa kërkesa për SHBA-në për t’i dhënë hua ose me qira pajisje ushtarake Ukrainës, kaloi me një shumicë dypartiake në Dhomën e SHBA-së dhe Senatit. Sponsorët e tij thanë se legjislacioni i jep Bidenit autoritet shumë më të gjerë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë. /koha
Zelenskyy called on the United States to officially recognize 🇷🇺as a terrorism-sponsor.
A delegation of the 🇺🇸 Senate headed by Mitchell McConnell, is visiting Kyiv. Deputies of the upper house of the 🇺🇸 Congress met with 🇺🇦 Prez & Verkhovna Rada Speaker.https://t.co/lRme7OE7ra pic.twitter.com/oxcMOnkNiy
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) May 15, 2022