Zelensky: Nuk do t’ia japim asnjë pëllëmbë toke pushtuesit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina ka arritur një “pikë kthese strategjike” në luftën e saj me Rusinë, në adresimin më të fundit për ukrainasit.

Duke folur jashtë zyrës së tij, në rrugë me një flamur ukrainas prapa, lideri ukrainas tha se është e pamundshme të thuhet se sa ditë kanë mbetur për ta liruar Ukrainën.

“Ukrainasit janë njerëz krenarë që gjithmonë e mbrojnë tokën e tyre, dhe nuk do t’i japin okupatorit asnjë pjesë të kësaj toke”.

Ai akuzoi Rusinë për prurjen e mercenarëve sirianë në Ukrainë, që vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin thirri vullnetarë që të luftojnë për të.

Zelensky tha se Perëndimi duhet ta godasë Rusinë me sanksione më të fuqishme nëse konflikti vazhdon dhe se Bashkimi Evropian të ndërmarrë veprime “më të fuqishme” kundër Rusisë. /koha