Zjarr në një klub futbolli, 10 të vdekur

Zjarri ka përfshirë një konvikt në ambientet e trajnimit të një prej klubeve më të mëdha të futbollit për të rinjtë në Brazil.

Nga flakët kanë mbetur të vdekur 10 persona.

Tre të tjerë kanë mbetur të plagosur kur zjarri shpërtheu në  Ninho de Urubu, ambienti ku trajnoheshin klubi i futbollit  Flamengo, në Rio de Janeiro.

Flakët nisën gjatë kohës kur lojtarët po flinin në konvikt. 

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Flamengo është një nga klubet më të mëdha dhe më të njohura të Brazilit.