Zjarr në një shtëpi në SHBA, vdesin 4 fëmijë

Katër fëmijë, vëllezër mes tyre gjetën vdekjen tragjikisht në shtëpinë e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Riddle, të Oregon, ku banesa u përfshi nga flakët në rrethana të dyshimta, natën mes të mërkurës dhe të enjtes, transmeton NOA.

Viktimat ishin, 4, 7, 10 dhe 13 vjeç. I plagosur rëndë mbeti edhe një fëmijë tjetër, nëna dhe babai i tyre.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që u morën jetën katër fëmijëve, ndërkohë që vijojnë hetimet.