Zjarret shkatërrimtare në Turqi, shkon në 6 numri i viktimave

People try to help during a massive wildfire which engulfed a Mediterranean resort region on Turkey's southern coast near the town of Manavgat, on July 29, 2021. - At least three people were reported dead on July 29, 2021 and more than 100 injured as firefighters battled blazes engulfing a Mediterranean resort region on Turkey's southern coast. Officials also launched an investigation into suspicions that the fires that broke out Wednesday in four locations to the east of the tourist hotspot Antalya were the result of arson. (Photo by Ilyas AKENGIN / AFP)

Autoritetet turke kanë gjetur trupat e dy personave të tjerë gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve në provincën jugore Antalya, duke e cuar numrin e të vdekurve në 6.

Burimet lokale po ashtu njoftuan se dy persona të tjerë të plagosur nga flakët e furishme në rrethin Manavgat të Antyalya-s u evakuuan dhe u dërguan në një spital lokal.

Nga zjarret në Manavgat që nga pasditja e djeshme janë prekur të paktën 275 persona.

Mes viktimave është një djalë 25-vjeçar, Şahin Akdemir nga Marmaris, i cili ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm.

Zjarret fillimisht u shfaqën në një rajon me popullsi të rrallë rreth 75 kilometra, në lindje të Antalias, një vend turistik, veçanërisht i popullarizuar me turistët rusë dhe evropianë lindorë.

Një ditë ma parë, kryebashkiaku i Marmaris, Mehmet Oktay tha se do të ketë hetim të plotë për zjarrin shkatërrues dhe nëse se ka persona përgjegjës, ata do të përballen me drejtësinë.

Gjithashtu ndërruan jetë edhe dy persona, Osman dhe Şehri Kardaş, të cilët u gjetën të shkrumbuar në kuzhinë dhe tualet dhe dyert ishin të kyçura në momentin e zjarrit. /tch