Zv.presidentja amerikane thirrje për ndalimin e mbajtjes së armëve

Zv.presidentja amerikane, Kamala Harris ka bërë thirrje për ndalimin e mbetjes së armëve pas dy sulmeve të ndodhura kohët e fundit në SHBA gjatë pjesëmarrjes në funeralin e Ruth Whitfield, 86 vjeç, e vrarë në një supermarke në Bufalo më 14 maj.

Ngjarja ndodhi 10 ditë para sulmit në një shkollë fillore në Teksas ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy mësues.

Zv.presidentja tha se është koha që të themi “mjaft është mjaft”, për dhunën e armëve.

“Çdo kush duhet të ngrihet dhe të thotë se kjo nuk duhet të ndohi më në vendin tonë”, tha ajo gjatë fjalimit.

Harris u shpreh se zgjidhja është e qartë, ndalimin e armëve.

Autori i sulmit në Teksas kishte dy armë gjysmë automatike të llojit AR-15.

Pas vrasjes nga policia, atij iu gjetën me mijëra municione. /euronews