Zvicra miraton ndalimin e reklamave të duhanit

Votuesit zviceranë i kanë thënë po ndalimit të reklamimit të duhanit në çdo vend ku të rinjtë mund ta shohin në referendumin mbarëkombëtar.

Masa, bën që Zvicra njësoj si fqinjët e saj evropianë të ndalojë plotësisht reklamimin, pasi pavarësisht imazhit të shëndetshëm dhe miqësor ndaj mjedisit, Zvicra ka rregullat më të dobëta për duhanin në Evropë.

Shumë kohë pasi pirja e duhanit në bare dhe restorante u shpall e jashtëligjshme në Britaninë e Madhe, Francë ose Gjermani, zviceranët nuk ishin dakort me to.

Duke përshëndetur rezultatin e së dielës, anëtarja socialdemokrate e parlamentit Flavia Wasserfallen bëri homazhe për shoqatat e mjekëve dhe mësuesve që bënë fushatë për ndalimin.

“Njerëzit punuan shumë për një politikë që i vendos të rinjtë në qendër,” tha ajo për televizionin zviceran.