Zyra e qeverisë së Gazës thotë se Izraeli vazhdimisht bombardon njerëzit në zona “të sigurta”.

Qeveria e territorit palestinez thotë se forcat izraelite kanë bombarduar të ashtuquajturat “zona të sigurta” në enklavë 48 herë, duke kryer “gjashtë masakra” që morën jetën e 31 personave në Rafah, në jug të Gazës, vetëm në tre ditët e fundit.

“Ushtria pushtuese përsëriti krimin e detyrimit të civilëve, nën kërcënimin e armëve dhe vdekjes, të iknin nga shtëpitë e tyre të sigurta dhe lagjet e banuara në zona të tjera që pretendonte se ishin të sigurta, por ajo i bombardoi ata dhe kreu masakra kundër tyre,” thanë autoritetet në nje deklarate.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës në njoftim thotë se 125 njerëz u vranë dhe 318 u plagosën në 24 orë. /mesazhi