Zyrtari i lartë i OKB-së: Asnje ide se ku do të evakuohen banorët e Rafahut

Zyrtari i lartë i OKB-së në Gaza, Philippe Lazzarini tha se ai nuk e kishte idenë se ku të evakuoheshin civilët nga qyteti i Rafahut, pas thirrjeve të qeverisë izraelite për ndihmë.

Drejtori i Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA), Lazzarini tha se sa herë që njerëzit udhëzoheshin të lëviznin, kjo zonë në Gaza më vonë sulmohej.

“Njerëzit sapo janë zhvendosur nga një vend në tjetrin”, tha Lazzarini.

“Sa herë u thuhet të shkojnë në një vend të caktuar, dhe se ky do të jetë një vend më i sigurt, është vërtetuar se vendi nuk ishte i sigurt”, tha kreu i UNRWA-s.

“Pra, ku do të shkojnë? Nuk mund t’ju jap një përgjigje”, tha Lazzarini.

Lazzarini i UNRWA-s kundërshton thirrjet për dorëheqje

Drejtori i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini, kundërshtoi sërish thirrjet për dorëheqjen e tij për lidhjet e dyshuara të agjencisë që ai drejton me Hamasin.

“Unë nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen”, tha Lazzarini pas një takimi jozyrtar me ministrat e BE-së për Zhvillim, në pallatin Egmont ne Bruksel, për të diskutuar akuzat për lidhje me Hamasin dhe financimin e ardhshëm të agjencisë së tij.

Agjencia kryesore e ndihmës e OKB-së për palestinezët në Gaza është nën vëzhgim të ashpër pasi ushtria izraelite tha se zbuloi një tunel komandues të Hamasit që kalonte nën selinë e UNRWA-s.

Izraeli gjithashtu ka akuzuar dhjetëra punonjës të UNRWA-s për përfshirje në sulmet terroriste të 7 tetorit të udhëhequr nga grupi militant palestinez Hamas.

Agjencia e OKB-së shkarkoi anëtarët e stafit të UNRWA-s si përgjigje dhe nisi hetimet. /atsh