Një zyrtar i sigurisë në Iran ka paralajmëruar për një “surprizë të madhe” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, duke theksuar se Teherani po vepron sipas planeve të tij në konfliktin e vazhdueshëm.
Sipas deklaratës së publikuar nga Fars News Agency, zyrtari tha se objektivat e SHBA-së janë “të pasakta” dhe hodhi poshtë kërcënimet e presidentit Donald Trump për sulme ndaj urave, duke i cilësuar si “qesharake”.
Ai shtoi se këto deklarata vijnë si reagim ndaj “dështimit të operacioneve ushtarake amerikane”, përfshirë rrëzimin e avionëve luftarakë.
“Ne kemi një surprizë të madhe për Amerikën dhe regjimin. Duhet vetëm pak kohë”, paralajmëroi zyrtari, duke shtuar se zhvillimet në jug të Iranit mund të ndikojnë në përshpejtimin e ngjarjeve në favor të Teheranit.
Sipas tij, Irani ka përfituar përvojë të madhe në luftën asimetrike, duke qenë në gjendje të lodhë kundërshtarin me kalimin e kohës. Ai theksoi se strategjia amerikane për një sulm “të shpejtë dhe të lehtë” ka dështuar. /mesazhi


