Endrit Shala intervistohet nga policia për rrahjen e gazetarit

Ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala është intervistuar sot nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, për sulmin ndaj gazetarit, Ensar Ramadani.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Sot, më 19.12.20109 me autorizim të prokurorit, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, është intervistuar një i dyshuar në lidhje me rastin ‘Sulm’ të ndodhur, më 17.12.2019 “, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Ndërsa, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur hetimet për rastin në fjalë.

Inspektorati Policor ka kërkuar suspendimin e dy policëve pas që ka pranuar ankesën e qytetarit (gazetarit) për incidentin që është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

Endrit Shala, kishte sulmuar fizikisht të martën në mbrëmje gazetarin, Ensar Ramadani.