​Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës “Asnjë cent më shumë”

“Asnjë cent ma shumë” është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila mbahet sot në Prishtinë.

Protesta do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ZRrE dhe që të nacionalizohet KEDS-i.

Më 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e bllok tarifës.

Ndërsa të martën, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, i cili tha se kanë qenë të obliguar për këtë.

Lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike ka thënë se në katër komunat veriore me shumicë serbe nuk është paraparë të rritjen e tarifat e energjisë elektrike sikur në gjithë vendin.

Kjo me arsyetimin, siç tha ai është në bazë të një vendim gjyqësor.

Në anën tjetër, deputetët e opozitës kanë thënë se raporti i ZRRE-së është shkruar nga Qeveria dhe sipas tyre ky institucion i pavarur është e ndikuar nga partia në pushtet.

Kryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala theksoi se ngritja e çmimeve është projekt përbashkët mes Qeverisë dhe ZRRE-së.

U.d. kryetarja e GP të VV-së Mimoza Kusari Lila, tha se deputetët e këtij subjekti nuk do ta votojnë nesër në Kuvend rezolutën me rekomandime të opozitës për refuzimin e raportit të ZRrE për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Deputetja Kusari Lila derisa pati përgjigje për deputetin Mustafa, i ka propozuar ZRRE-së që pragu i rritjes së çmimit të mos jetë 600 kWh, por në 800 kWh.

Gjatë raportimit për kategoritë e shtrenjtimit të rrymës dhe arsyen e saj, Fejzullahu bëri me dije se KEDS-i ia ka borxh mbi 50 milionë euro Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), dhe theksoi se KEDS-i është i vetmi që ka kërkuar ndryshim të strukturës tarifore

Lidhur me çështjen e shtrenjtimit të energjisë sërish është deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se shumë shpejt do të dërgojnë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (Z, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike. Ndërkaq, sa i përket me inicimit të hetimit nga Agjencia Kundër Korrupsion për disa përfaqësues të Listës Serbe, shefi i ekzekutivit është shprehur se sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi