1.537 palestinezë të vrarë dhe 6.612 të plagosur në sulmet izraelite

Të paktën 1,537 palestinezë, përfshirë 500 fëmijë dhe 276 gra, janë vrarë dhe 6,612 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në enklavën e bllokuar që nga e shtuna, thotë ministria e shëndetësisë e Gazës.

Izraeli është zotuar të shtypë Hamasin dhe duket i gatshëm të dërgojë trupa tokësore në zonën me popullsi të dendur, ndërsa po rriten thirrjet për hapjen e një korridori humanitar dhe ofertat për ndërmjetësimin e paqes. /mesazhi