1.8 milionë makina elektrike Tesla janë shitur në 2023

Kompania e Elon Musk prodhoi 1.846 milionë makina elektrike vitin e kaluar dhe shiti 1.809 milionë duke tejkaluar shitjet e 2022 me 38 përqind.

Tesla zbuloi shifrat më të fundit të prodhimit dhe shitjes së makinave elektrike ndërsa kompania pati një tjetër të suksesshëm edhe pse konkurrenca nga rivalët Kinezë si BYD po shtohet.

Kompania e Elon Musk prodhoi 1.846 milionë makina elektrike vitin e kaluar dhe shiti 1.809 milionë duke tejkaluar shitjet e 2022 me 38 përqind.

Këto shifra përfshijnë 494,989 makinat e prodhuara në tre mujorin e fundit të vitit dhe 484,507 të shitura.

Tesla kishte projektuar shitjen e 2 milionë makinave në 2023 por e ndryshoi këtë statistikë në Tetor të 2023. Në tre mujorin e fundit kompania prodhoi 476,777 Model 3 dhe Model Y duke shitur 461,538 mijë prej tyre.

Ndërsa Elon Musk kishte parashikuar se Model Y do të bëhej makina më e shitur në planetin “Tokë”, kompania nuk hyri në detaje të shitjeve të dy modeleve më popullore.

Kompania shiti 18,212 “modele të tjera” ku përfshihen Model S dhe Model X. Ende nuk ka shifra lidhur me Cybertruck.

Kina, një prej tregjeve më të mëdha të Tesla, është shndërruar në sfidë për kompaninë ndërsa përballet me gjigantët si BYD. Kjo e fundit tha se ka shitur 3.02 milionë makina të elektrifikuara në 2023 ku 1.6 milionë ishin plotësisht elektrike dhe 1.4 milionë hibride.