Si asnjëherë më parë, 16 skuadrat që kanë kaluar fazën e grupeve, vijnë nga pesë ligat kryesore të Evropës.
Kjo do të bëjë që në fazën e 1/8 së finales të kemi përballje jashtëzakonisht interesante mes gjigantëve të Evropës, shkruan lajmi.net.
Me më të mirët që janë kualifikuar tutje, lë të kuptohet se në këtë fazë do të paraqiten edhe futbollistët më të mirë që ka sot futbolli.
Në këtë listë nuk figuron Cristiano Ronaldo, ylli i Juventusit.
Mediet në Spanjë kanë publikuar listën e futbollistëve më të shtrenjtë, që do të paraqiten në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve:
Antoine Griezmann (Barcelona) – 130 milionë euro
Eden Hazard (Real Madrid) – 150 milionë euro
Harry Kane (Tottenham) – 150 milionë euro
Sadio Mane (Liverpool) – 150 milionë euro
Mohamed Salah (Liverpool) – 150 milionë euro
Kevin de Bruyne (Man City) – 150 milionë euro
Leo Messi (Barca) – 150 milionë euro
Raheem Sterling (Man City) – 160 milionë euro
Neymar (PSG) – 180 milionë euro
Kylian Mbappe (PSG) – 200 milionë euro.