1 – Erkam ibn ebi Erkam
U bë musliman në momentet e para dhe e bëri shtëpinë e tij një seli për thirrjen sekrete të Profetit (a.s) në Islam. Kështu, shtëpia e Erkamit ishte themeli për përhapjen e Islamit në ditët e tij të para.
2 – Ali ibn ebi Talib
Ai ishte i pari nga djemtë që u bë musliman dhe fjeti në shtratin e Profetit (a.s) natën e Hixhretit, duke u ekspozuar ndaj vdekjes, ndërsa ishte ende djalë i ri.
3 – Zubejr ibn Auam
Ai ishte i pari në Islam që nxori shpatën e tij në mbrojtje të Profetit (a.s) dhe mbeti një nga kalorësit më të guximshëm nëpër beteja.
4 – Muadh ibn Amr ibn Xhemuh
Ai mori pjesë në betejën e Bedrit dhe luajti një rol në plagosjen e Ebu Xhehlit, udhëheqësit të politeistëve.
5 – Muadh ibn Afra
Ai luftoi trimërisht në Bedër me vëllain e tij dhe së bashku morën pjesë në eleminimin e Ebu Xhehlit.
6 – Zejd ibn Thabit
Ai e mësoi përmendësh Kuranin që në moshë të re, mësoi hebraishten dhe sirianishtën brenda disa javësh dhe u bë shkrues i shpalljes dhe përkthyes i Profetit (a.s).
7 – Muhamed ibn Kasim
Ai udhëhoqi një ushtri për të çliruar Sindin dhe Indinë, dhe triumfoi mbi ushtri të mëdha ndësa ishte ende në kulmin e karrierës së tij.
8 – Usama ibn Zejd
Profeti (a.s) e caktoi atë të udhëhiqte një ushtri që përfshinte edhe sahabinj të nivelit të lartë nën komandën e tij për t’u përballur me bizantët, edhe pse ai nuk ishte më shumë se tetëmbëdhjetë vjeç.
9 – Abdullah ibn Abas
Ai ishte shok i ri i Profetit (a.s) dhe ishte i bekuar me mençuri dhe të kuptuar, dhe u bë i njohur i umetit dhe interpretues i Kuranit.
10 – Muhamed Fatih
Ai mori pushtetin si i ri dhe që në moshë të re përgatiti një ushtri të fortë, derisa çliroi Kostandinopojën në moshë 21 vjeç, duke përmbushur kështu profecinë e Profetit (a.s).
Këta shembuj vërtetojnë se të rinjë janë të aftë të bëjnë histori që në moshë të re.
O Zot, jepu të rinjve tane besim dhe vepra të mira.
Autor: Muhamed Selmani








