“Rusia dhe Turqia janë duke zhvilluar një punë të përbashkët konstruktive”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova në një deklaratë për shtyp ka theksuar se Rusia dhe Turqia janë duke zhvilluar një punë të përbashkët konstruktive dhe pozitive, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se Rusia dhe Turqia kanë nisur një punë të detajuar për Sirinë, Zaharova tha: ”Kemi pikëmapje seriozisht të ndara me Turqinë. Kjo gjë ose zgjidhet duke folur ose duke mos e dëgjuar njëri-tjetrin. Momentalisht është duke u punuar me pikën e parë.”

”Është e pamundur të zgjidhen mendimet e ndryshme në lidhje me Sirinë brenda një dite. Por jemi duke punuar në kuadër të një pune konstruktive dhe kjo punë do të vazhdojë në formate të ndryshme”, tha Zaharova.

Ai shprehu edhe ngushëllimet për familjarët e të rënëve nga sulmet terroriste ditën e djeshme dhe të sotme në Turqi.