12 të infektuar me koronavirus po trajtohen në Infektive, dy në gjendje të rëndë

12 personat të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Deri më tani sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më tani janë 895 persona të prekur me koronavirus në vendin tonë, ku prej tyre 657 kanë arritur që të shërohen ndërkaq 28 kanë vdekur.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 12 pacientë të prekur me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, 8 pacientë janë në gjendje stabile, 4 në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ku dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar dhe njëra është në hemodializë dhe një në mjekim intensiv.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në raportin e datës 12 Maj 2020, Klinika Infektive, njofton se në klinikë janë të shtrirë 21 raste, 12 prej tyre janë me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesjse intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike.

Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste- infektologe.