14 viktima dhe 593 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e të prekurve nga Covid-19 duke shkuar numri në 593.

Nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 415 të shëruar dhe 14 të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin.