16.028 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 16.028.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202.664, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.064 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.319 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.798.980 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92.117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.