Të paktën 17 persona janë vrarë në një klub nate në kryeqytetin e Venezuelës – Caracas, ka konfirmuar Ministri i Brendshëm, Néstor Reverol, transmeton Klan Kosova.
Disa nga të vdekurit raportohet të kenë qenë të mitur.
Shtatë persona janë arrestuar pas këtij rasti, tha ministri.



