Ballina Artikuj 170 të burgosur në Turqi memorizojnë-hifz Kuranin Fisnik gjatë periudhës së vuajtjes...

170 të burgosur në Turqi memorizojnë-hifz Kuranin Fisnik gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit

Prof. Driton Arifi

Ç’mund të ketë më madhështore se kjo?!
Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Akın Gürlek, njoftoi se një grup i ri i të të burgosurve kanë përfunduar programin e memorizimit të Kur’anit brenda burgjeve, duke e çuar numrin e atyre që e kanë përfunduar këtë program gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit nga 145 në 170 persona.
Ai shtoi se 29 të dënuar dhe të paraburgosur kanë përfunduar memorizimin e Kur’anit që nga fillimi i vitit 2026 dhe e kanë kaluar provimin për verifikim të hifzit brenda Institucionit të Burgjeve.
Burimi: Yeni Safak..
P.s. Një grup njerëzish kanë hyrë në burgje si shkelës të rendit, e ndoshta edhe kryerës të krimeve, veçse pos mësimit të jetës që e marrin për të mos gabuar më, ata e marrin me vete edhe Kuranin Fisnik…
Kur burgjet vërtet shërbejnë si shkolla, kemi këso rezultatesh!

May be an image of one or more peopleNga: Prof. Driton Arifi