19 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1 158 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 6.256 testime të bëra. Po ashtu kanë humbur betejën me virusin edhe 19 pacientë, kurse janë shëruar 166 të tjerë.

Viktimat janë: Tetovë-6, Gostivar-5, Kumanovë-3, Shkup-1, Strumicë-1, Strugë-1, Shën Nikolla-1 dhe Vallandovë-1.

Që nga fillimi i epidemisë në vend janë realizuar 1.086.075 testime, prej të cilëve 165.684 persona kanë rezultuar pozitivë. Nga ata, janë shëruar 151.401 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.608 persona. Raste aktive në vend janë 8.675.