2 mijë e 542 të infektuar, 47 të vdekur dhe 1 mijë 148 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, 2.542 persona janë prekur nga kjo pandemi. Por që 1.148 janë shëruar plotësisht, ndërsa 47 kanë përfunduar me fatalitet.

Numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 148 sosh.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 551 raste.imi i ISKHPK-së:

‘Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive. Sot më 27 qershor 2020, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148. Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët’.