2 të vdekur në Zvicër, policia: Nuk ka lidhje me terrorizmin

Një operacion policor po zhvillohet në Zyrih pasi dy persona u qëlluan për vdekje jashtë një banke.

Zyrtarët shkuan në Lagerstrasse pas njoftimeve për të shtëna pranë stacionit kryesor të trenit të kryeqytetit zviceran, përcjell albeu.com

Dy trupa shihen të shtrirë në tokë jashtë bankës UBS në zonën e Europaallee.

Një pistoletë mund të shihet afër dorës së njërit prej trupave, sipas mediave lokale.

Rrethanat pas vrasjeve nuk janë ende të qarta, por policia thotë se nuk ka tregues se është e lidhur me terrorizmin.

Policia tha se incidenti ndodhi në Lagerstrasse por tha se situata ishte nën kontroll dhe nuk kishte rrezik për publikun.

Dëshmitarë okularë raportuan se kishin dëgjuar rreth pesë të shtëna përpara se sa më shumë 15 automjete policore të zbrisnin në vendngjarje. /albeu.com/