20 të vdekur dhe 916 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Mbeten shqetësuese shifrat e pandemisë në Shqipëri, ndërsa këtë të premte janë regjistruar 916 raste të reja kurse 20 pacientë të moshave 56-76 vjeç kanë humbur jetën.

Kjo është shifra e dytë më e lartë për vdekjet ditore, pasi vetëm një ditë më parë pati 21 viktima në 24 orë.

Shqipëria që prej fillimit të pandemisë numëron 1,756 viktima nga coronavirus. Shqetësues mbetet dhe numri i rasteve aktive, pasi i kalon 35 mijë persona.

Qarku me numrin më të madh të rasteve aktive është Tirana me mbi 22 mijë persona dhe më pas vjen Fier me më shumë se 2600 persona pozitivë.

Qarku i Gjirokastrës edhe pse ka numrin më të vogël të popullsisë, ka një numër shumë të madh të rasteve pozitive dhe gjenden në mesin e tabelës me 12 qarqe.

Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Statistika (26 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                  916

Të shëruar në 24 orë               849

Të shtruar në spitale                625

Humbje jete në 24 orë             20

Testime ditore                         3689

 

Testime totale                         459,023

Raste pozitive                         105,229

Raste të shëruara                     68,007

Raste Aktive                           35,466

Humbje jete                            1,756

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                      22643

Fier                                          2651

Durrës                                     1673

Vlorë                                       1791

Shkodër                                   1363

Gjirokastër                              1028

Berat                                       957

Korçë                                      903

Elbasan                                   887

Lezhë                                      846

Dibër                                       371

Kukës                                      353