20 vjetori i Epopesë – Haradinajt mirëpresin qytetarët në Gllogjan

Kanë kaluar 20 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, njofton Klan Kosova.

Në këtë 20 vjetor “Epopeja e UÇK-së” ka mbledhur shumë njerëz, sic zakonisht ndodhë, çdo vit me 24 mars.

Mysafirët e shumtë i ka pritur edhe vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mes shumë vizitorësh ka qenë edhe Rifat Jashari, ministra, deputetë, kryetar komunash, dhe figura të tjera publike.

Gjatë ditës në Deçan pritet të mbahen shumë aktivitete, duke filluar me homazhe tek varret e dëshmorëve dhe Akademinë përkujtimore.