20-vjetori i Policisë së Kosovës, aktivitete në Prishtinë e Mitrovicë

Edhe sot Policia e Kosovës ka planifikuar të mbaj disa aktivitete në shënim të 20-vjetorit të themelimit të saj.

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës po organizon aktivitete të ndryshme të cilat kanë nisur nga e shtuna dhe do të përfundojnë të premten.

E gjithë këto organizime përgjatë një jave po behën në kuadër të shënimit të këtij 20-vjetori jubilar.

Sipas njoftimit, sot prej orës 11:00 deri në ora 13:00 do të mbahen aktivitete policore në kryeqytet, saktësisht në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ndërkaq, me fillim prej orës 09:00, në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë do të ketë gara vrapimi.