219 gazetarë të vrarë dhe 430 të plagosur në Gaza që nga tetori 2023

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë (PJS) ka dënuar ashpër atë që e quan “politikë të vazhdueshme dhe sistematike të ushtrisë izraelite për të shënjestruar dhe vrarë gazetarët” dhe familjet e tyre.

Në një deklaratë të cituar nga agjencia Wafa, PJS bëri të ditur se që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 219 gazetarë dhe punonjës të medias palestinezë nga sulmet izraelite, përfshirë 30 gra.

Sindikata shtoi se të paktën 430 gazetarë janë plagosur dhe 685 anëtarë familjesh të gazetarëve palestinezë janë vrarë gjatë të njëjtës periudhë.

Gjithashtu, rreth 1,000 gazetarë në Gaza po përballen me zhvendosje të vazhdueshme, duke jetuar në kushte jashtëzakonisht të vështira. /mesazhi