23% është dalja në votime deri në ora 15:00 në raundin e dytë të zgjedhjeve

Që nga ora 07:00 shumë qytetarë të Kosovës iu janë drejtuar kutive të votimit.

21 komuna të vendit sot do të zgjedhin kryetarin e ri, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Për shkak se të njëjtit nuk arritën që në raundin e parë të grumbullonin numrin e mjaftueshëm të votave, qytetarët e komunave përkatëse votojnë edhe sot.

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor është bërë e ditur se deri në ora 15:00 dalja në votime është në 23.98%, shkruan lajmi.net.

Duhet përkujtuar që deri në këtë orë përqindja e daljes në votime është mjaftë e ulët.

Ndërsa të gjithë kandidatët, por edhe liderët shtetërorë gjatë votimit sot kanë bërë thirrje për dalje sa më masive në këto zgjedhje, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin atë që duan të drejtojë komunën e tyre në mandatin 4 vjeçar.