25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit 25 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë. Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447”, thuhet në raportin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.