26 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni V.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 26 persona si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për 711 infeksione të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 197 testime.

Pos infeksioneve, 7 mijë e 170 qytetarë kanë arritur të shërohen nga Coronavirusi.

Vendet e rajonit dhe të Evropës kanë shënuar rritje rastesh me COVID-19 për shkak të paraqitjes së variantit Omicron. /koha