Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 3 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza dhe Khan Younis

3 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza dhe Khan Younis

Tre persona janë vrarë të enjten në mbrëmje si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas burimeve në terren, dy viktima dhe disa të plagosur janë dërguar në Kompleksin Mjekësor Al-Shifa, pasi një dron goditi një grup qytetarësh pranë një spitali në Jabalia, në veri të Gazës.

Ndërkohë, në qytetin Khan Younis, një person tjetër ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra nga një sulm në zonën e rrethrrotullimit Abu Hamid, në qendër të qytetit.

Autoritetet lokale raportojnë për të plagosur të tjerë, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar. /mesazhi