Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 30 të vrarë dhe mbi 120 të plagosur pranë një pike ndihmash...

30 të vrarë dhe mbi 120 të plagosur pranë një pike ndihmash në perëndim të Rafahut

Autoritetet e medias qeveritare në Gaza raportojnë se së paku 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 120 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave nga ushtria izraelite ndaj të rinjve të mbledhur pranë një pike ndihmash amerikane në perëndim të Rafahut.

Sipas deklaratës, Izraeli ka kryer një tjetër masakër ndaj civilëve që presin ndihma humanitare. Qeveria në Gaza akuzon ushtrinë izraelite se po përdor ndihmat si mjet lufte për të ushtruar presion ndaj popullsisë së uritur dhe e cilëson këtë veprim si pjesë të një plani për shfarosje masive nëpërmjet urisë.

Autoritetet kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit, duke bërë thirrje për hapjen pa kushte të pikave kufitare. Po ashtu, kërkohet formimi i një komisioni të pavarur ndërkombëtar për të hetuar dhe dokumentuar masakrat e fundit. /mesazhi