300 persona ende të prekur me COVID-19 në Kosovë, qe 10 ditë më shumë të shëruar se të infektuar

A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)

Në dhjetë ditët e fundit, numri i të shëruarve nga COVID-19, e ka kaluar numrin e të infektuarve. Përgjatë këtyre ditëve, nga i gjithë vendi janë shëruar 340 pacientë, duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i të shëruarve të shkojë në 533. Aktualisht në vend kanë mbetur vetëm 300 raste aktive me koronavirus. Por, se prej cilave komuna ka më së shumti të shëruar, kanë dhënë detaje nga Ministria e Shëndetësisë.

Më 13 mars të këtij viti, u konfirmuan dy rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë. Rreth orës 17:30 të po asaj dite, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi për një 77-vjeçar të infektuar nga fshati Stubëll i Vitisë dhe një 20-vjeçare në Klinë.

Që prej asaj dite, numri i të infektuarve shkoi duke u rritur për çdo ditë. Tash kur po bëhen rreth dy muaj nga ajo ditë, numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 860. Por, jo të gjitha këto raste aktive.

Shërimi i pacientëve në 10 ditët e fundit, ka bërë që numri i rasteve aktive të zbritet në 300.

Vetëm gjatë këtyre ditëve, janë shëruar 340 pacientë nga i gjithë vendi, derisa kanë rezultuar pozitivë 80 persona.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë dhënë detaje rreth numrit të personave të shëruar nga secila komunë. Me numër më të madh të të shëruarve rënditen Ferizaj, Malisheva dhe Prishtina, komuna këto të cilat ishin ndër më të prekurat me këtë sëmundje.

Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, i ka thënë Gazetës Express se me të shëruarit e djeshëm, numri i përgjithshëm i të shëruarve në të gjithë vendin shkon në 533, derisa ka treguar edhe për komunat prej nga vijnë.

“Kjo tabelë nuk përfshin të shëruarit e djeshem 43 që do të thotë se numri i pergjithshëm i të shëruarve është 533. Kurse, numri i të vdekurve është 27, duke përfshirë edhe rastin e sotëm nga komuna e Dragashit”, ka deklaruar Hoti.

Sipas të dhënave të ofruara nga Hoti, numri i të shëruarve në Ferizaj ka arritur në 76. Menjëherë pas Ferizajt, me numër të lartë të të shëruarve renditet Malisheva me 59 të shëruar, pasuar nga kryeqyteti me 53 pacientë të shëruar.

Numër të lartë të të shëruarve ka edhe Vitia. Pa përfshirë, numrin e të shëruarve të djeshëm, atje janë 42 persona të shëruar.

Goxha të shëruar ka edhe Suhareka, Gjilani, Vushtrria dhe Mitrovica e Veriut.