31 qese me marihuanë kapen afër kompleksit të shkollave në Prizren

Në rrugën “Elbasanit” në Prizren, dje gjatë planit operativ “Stop drogave në shkolla” është kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 31 (tridhjetë e një), paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3.797 kg”, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një veturë Golf V me targa vendore.