310 pacientë kanë kërkuar ndihmë në 24 orët e fundit në Deçan

Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha në një konferencë për media ka folur rreth gjendjes së pacientëve të helmuar në Deçan.

Berisha bëri të ditur se edhe sot kanë vazhduar të arrijnë pacientë të tjerë për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Ai bëri të ditur se gjithsej 55 pacientë janë paraqitur sot në QKMF nga ora 07:00 deri në ora 11:00.

Berisha theksoi se numri i pacientëve që brenda një dite kërkuan ndihmë në QKMF në Deçan është 310.

“Në 24 orët e fundit kanë kërkuar ndihmë 310 pacientë me simptoma të njëjta. Nga data 10 deri 14 korrik kanë kërkuar ndihmë gjithej 1062 pacientë”, deklaroi ai.