Ballina Lajmet Kosovë 32 të vdekur dhe mbi 1 mijë e 600 raste të reja...

32 të vdekur dhe mbi 1 mijë e 600 raste të reja me COVID-19

32 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 1 mijë e 612 raste të të infektuarve me koronavirus.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se tani për tani janë gjithsej 26 mijë e 524 raste aktive.

02 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.524.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/embed/u/0/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
__________________