37 mijë kosovarë të vaksinuar kundër koronavirusit deri sot

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 37 mijë qytetarë kundër koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se deri në këto momente, sot janë vaksinuar 2 mijë e 103 qytetarë.

“Edhe sot jemi duke vazhduar me vaksinimin e kategorisë së të moshuarve mbi moshën 65-vjeçare. Deri në këto momente që po flasim aktualisht kemi të vaksinuar 165 persona, gjithmonë me prioritet ata që janë të kontaktuar dhe që kanë aplikuar online”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për tollovinë e djeshme tek salla “1 Tetori”, teksa tha se ata që nuk janë thirrur nga MSH dhe nuk janë konfirmuar për vaksinim nga MSH, nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë në sallën “1 Tetori”.