4 orë të shtëna në rrugët e New Jersy, 5 të vdekur dhe një i plagosur

Një shkëmbim zjarri prej disa orësh ndodhi në New Jersy të New York-ut, ku humbi jetën një oficer policie dhe pesë persona të tjerë.

Të shtënat nisën në një varrezë dhe më pas në një dyqan të zonës ku një djalë dhe një vajzë qëlluan për rreth katër orë mbi policinë me armë të kalibrit të lartë.

Ngjarja nuk është klasifikuar si akt terrorist. Mediat lokale bëjnë me dije se agjenti i policisë Joseph Seals, 39 vjeç, ju ishte afruar dy personave në një varrezë për ti pyetur në lidhje me hetimin e një vrasjeje. Por ata qëlluan menjëherë mbi të duke e lënë të vdekur.

Më pas ata morën një furgon dhe u zhvendosën në një dyqan ku kanë qëlluar edhe mbi personat e ndodhur aty në ato moment. Armët e kalibrit të lartë bën një policia dhe forcat special SWAT ta kishin të vështirë të ndërhynin dhe kjo bëri që të shtënat të zgjasnin rreth 4 orë.

Në fund policia qëlloi mbi autorët duke i lënë të vdekur. Përpos tyre dhe policit, nga të shtënat mbetën të vrarë dhe tre persona që ndodheshin në dyqan ndërsa vetëm një kishte mbijetuar. /Opinion.al