4 ushqimet që nuk duhen ngrohur kurrë në mikrovalë

Mikrovala përdoret masivisht, për shkak të kohës së shkurtër që duhet për ngrohjen e ushqimeve. Por janë disa ushqime të cilat nuk duhet të ngrohen asnjëherë në mikrovalë, pasi kjo mënyrë shkakton dëme serioze në shëndetin tuaj. Ja cilat janë këto ushqime:

Mishi

Nuk duhet shkrirë në mikrovalë kur e nxirrni nga frigoriferi. Mund të çojë në shpërndarje të pabarabartë të nxehtësisë, e cila mund të lejojë që bakteret të rriten. Mënyra më e sigurt për të shkrirë mishin është ta lini gjatë natës.

Vezët e ziera

Ngrohja e shpejtë nga mikrovala krijon shumë avull në vezë dhe ajo plas. Do të jetë dhe e vështirë për të pastruar mikrovalën më pas.

Qumështi i gjirit

Jo vetëm që qumështi i gjirit në mikrovalë e ngroh atë në mënyrë të pabarabartë, gjë që mund të krijojë pika të nxehta për bebet tuaja. Studime të tjera kanë zbuluar se kjo metodë e ngrohjes mund të shkatërrojë disa proteina imunitare që gjenden qumështin e gjirit.

Uji

Kur uji të nxehet, ai nuk është në të vërtetë i zier, kështu që ka shumë të ngjarë që sapo të shtoni diçka në të, si një çaj, kjo do të shkaktojë një shpërthim në rritje.