41% për qind e të anketuarve në 13 shtete synojnë veturë elektrike

Rezultatet e një ankete serioze tregojnë se një numër i madh i klientëve preferojnë të blejnë një veturë elektrike në të ardhmen.

Sipas “Carscoops”, në anketën me 9.000 njerëz nga 13 vende, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Kinën, Gjermaninë, Australinë, Singaporin dhe Zelandën e Re, 41 për qind e tyre thanë se veturë të ardhshme duan ta kenë një të elektrizuar (EV, hibrid ose hibrid plug-in). Gjithsesi dëshirat ndryshojnë nga vendi në vend.

Në SHBA nuk i kanë ende në qejf veturat elektrike. 66 për qind e të anketuarve thanë se veturat e tyre të ardhshme do të kenë motor me djegie të brendshme.

Në Australi edhe më pak i duan veturat elektrike. 75 për qind thanë që vetura i tyre e ardhshme do të jetë me benzinë ​​ose naftë, ndërsa vetëm 17 për qind “votuan” për një të elektrizuar.

Në Korenë e Jugut, vend i njohur për zhvillimin e teknologjisë, 51 për qind e të anketuarve thanë se veturën e ardhshme do ta blejnë elektrike, e në Singapor kjo përqindje ishte edhe më e madhe – 53. \ autoblog