43 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit, deri më tani 33.729 viktima

Përgjatë 24 orëve të fundit është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e territorit se 43 palestinezë mbetën të vrarë ndërsa 62 të tjerë u plagosën, teksa Izraeli vijon sulmet e tij të pandërprera në Gazën e rrethuar.

“Forcat okupuese izraelite kryen katër masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 43 dëshmorë dhe 62 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, njoftoi ministria.

Në raportimin e ministrisë shkruhej se “Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata.”

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmin e tij në Gaza ku të paktën 33.729 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 76.371 janë plagosur që nga 7 tetori, sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore palestineze.