5 miq në mesin e të vrarëve në Nju Jork

Pesë miq nga Argjentina ishin midis atyre që u vranë në sulmin që ndodhi në Nju Jork.

Tetë vetë u vranë dhe 11 u plagosën kur shoferi i kamionit goditi njerëzit në një shteg të biçikletave në Manhattan.

Një burrë 29-vjeçar, i cili sipas raporteve është emigrant nga Uzbekistani, u qëllua dhe u plagos nga policia ndërsa po largohej nga automjeti. Ai është nën arrest.

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, tha për CBS se në makinën e autorit është gjetur një shënim që kishte lidhje me organizatën terroriste ISIS.

I dyshuari, i identifikuar nga mediat si Sayfullo Saipov, thuhet se u radikalizua në SHBA.
Ky është sulmi terrorist më vdekjeprurës në qytet që nga 11 shtatori 2001. /MESAZH