5 të vdekur nga aksidentet e mbrëmshme në vend: Policia del me detaje për rastet

Kosova mbrëmë u trondit nga 3 aksidente, të cilat ishin me fatalitet për disa persona.
Fillimisht një i tillë në orët e pasdites ndodhi në dalje të Prishtinës në drejtim të Lipjanit, ku në një aksident në mes të dy veturave, ka mbetur i vdekur një person.

Po ashtu mbrëmjen e djeshme qyteti i Podujevës u trondit nga vetaksident i cili rezultoi me fatalitet.

Nga ky aksident mbetën të vdekur 2 persona, ndërsa njëri është dërguar për të marrë tretman mjeksorë.

Eh në qytetin e Pejës, mbrëmë deri sa po voziste veturën, një person ka goditur 3 këmbësor, duke lënë të vdekur 2 nga ta.

Ngasësi i veturës është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

Llapnasellë – Graqanicë. 16.09.2023 – 16:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull kosovar, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit vozitësi i dyshuar kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shajkoc, Podujevë. 16.09.2023 – 21:24. Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi dhe një pasagjer mashkull kosovar kanë vdekur, ndërsa pasagjeri tjetër kosovar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML për obduksion.

Ozdrim, Pejë. 16.09.2023 – 21:28. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë ka goditur tre këmbësor meshkuj kosovar. Si pasojë, dy këmbësor kanë vdekur, ndërsa tjetri këmbësor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje