50 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 19 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 31 të tjerë me dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 977 tiketa trafiku.

Gjatë kësaj kohe, Policia ka arrestuar 17 persona për vepra të ndryshme.

10 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të tjerë në vuajtje të dënimit.