51 gradë Celsius në Algjeri

Temperatura më e lartë për të gjithë kontinentin e Afrikës, në gjysmën e parë të muajit korrik, është regjistruar në qytetin Virgila, në jug të Algjerisë, ku temperatura arriti në 51 gradë Celcius.

“Temperatura në Virgila ka arritur në 51 gradë Celsius duke u bërë më e larta në gjysmën e parë të korrikut në Afrikë”, njoftoi Hevarije bin Rakta, zëdhënësi i Institutit Meteorologjik të Algjerisë.

Bin Rakta tha se “temperaturat ekstreme janë vërejtur në korrik në shumë qytete në jug, me shumë pika në të cilat temperaturat kanë tejkaluar mbi 40 gradë Celcius, ndërsa njoftoi se popullsia është paralajmëruar përballë temperaturave të larta”.

Ministria e Jashtme paralajmëron që të sëmurët, të moshuarit dhe fëmijët të ruhen nga ndikimet negative të diellit.

Ndërkohë, qyteti Beshar në jugperëndim të vendit, ku mbizotërojnë temperatura ekstreme, ditët e kaluara u përfshi nga protesta intensive për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. /G.S/ a.jor.