566 persona gjobiten për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 566 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.

Po ashtu është njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shpërndarë 720 tiketa trafiku. Është njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 25 aksidente me të lënduar dhe 25 me dëme materiale. Janë arrestuar 20 persona.

Image