6 Kombinime ushqimi që mund të shkatërrojnë shëndetin tuaj (Foto)

Edhe fëmijët e dinë se fasulet në kombinim me pijet e gazuara mund të sjellin rezultate të papritura. Megjithatë, ka një numër të kombinimeve të tjera ushqimore që mund të ndikojnë keq në sistemin tuaj të tretjes dhe madje edhe ju sëmurin.

  1. Kur nuk kemi kohë, një mëngjes i shpejtë është një zgjidhje e zakonshme. Prandaj preferohen sanduiçe me djathë dhe kafe.

Por kjo zgjedhje nuk është aspak e shëndetshme. Sheqernat që gjenden në bukë parandalojnë tretjen e kalciumit, cka mund të dëmtoj sistemin nervor dhe kardiovaskular. Për më tepër, nëse shtoni kafe instant, nuk do të ketë asnjë përfitim shëndetesor.

Këshillë: Nëse doni sanduiçe, atëherë të paktën përpiquni të zëvendësoni kafen me çaj të bardhë ose jeshil.

  1. Domate me tranguj është një kombinim shumë i shpeshtë për sallatë verore. Megjithatë, hulumtimet më të fundit tregojnë se kombinimi i këtyre 2 perimeve mund të trazojë rrugët biokimike të trupit. Kjo mund të çojë në fryrje dhe ënjtje, dhe vitaminat që gjenden në të dyja anët nuk do të treten siç duhet.

Këshillë: Hani domate dhe tranguj veç e veç. Për shembull, sot ju mund të bëni një sallatë me domate dhe zarzavate, dhe nesër – një sallatë me tranguj.

  1. Kush mund t’i rezistojë biftekut me patate të skuqura? Për fat të keq, ky është një kombinim shumë i rëndë ushqimor. Niseshteja e patates dhe proteinat e mishit janë thjeshtë të pakombinueshme. Kur bashkohen, ato mbërthehen brenda stomakut dhe mund të sjellin çrregullime.

Këshillë: Si një pjatë alternative për mish, zgjidhni perime si asparagus, brokoli, lulelakër, bishtaja, ose kungull i njomë.

  1. Arsyetimi i njëjtë vlen edhe për mishin e grirë me makarona. Gjëndrat e pështymës prodhojnë ptyalin dhe amylase, të cilat transformojnë sheqernat e thjeshtë. Kur sheqernat e thjeshta mbulojnë proteinat (mishin), ato krijojnë një përzierje të rrezikshme kimike që mund të çojë në diabet dhe CVD.

Këshillë: Është më mirë të hahen makarona si një pjatë e veçantë. Mundohuni të zgjidhni makarona  dhe t’i kombinoni atë me salca apo barishte.

  1. Ananasi me produkte qumeshti. Frutat e thartura e bëjnë tretjen tuaj të ngadalshme, sidomos në mëngjes. Përveç kësaj, ananasi përmban bromelain, një kompleks enzimatik që mund të shkaktojë dehje kur kombinohen me produktet e qumështit.

Këshillë: Shto kajsi të thatë ose kumbulla në vend të ananasit.

  1. Banane me qumësht. Ky kombinim ushqimi është shumë i popullarizuar në mesin e “pasuesve të një jetese të shëndetshme”, sepse është ushqyes dhe i shpejtë për tu përgatitur. Megjithatë, disa nutricionistë besojnë se frutat, sidomos ato të ëmbla, duhet të konsumohen veç e veç. Ato qëndrojnë brenda trupit për më gjatë, duke ngadalësuar sistemin e tretjes, veçanërisht kur hahen me ushqime të tjera. Sa i përket qumështit, është gjithashtu më e shëndetshme ta pini veç.

Këshillë: Përdorni bananen si ushqime në mes të shujtave të mëdha. /MESAZHI/